1 Nëntor 2016 - 10:02
Januzaj, 21-vjeçar, ka thënë se e kaluara duhet të harrohet dhe si profesionist që është duhet të përqendrohet në të ardhmen. Sunderlandi në fundjavë do të luajë në udhëtim kundër Bornemouthit, në kuadër të xhiros së 11-të të Premier Leagues angleze.
Sunderlandi në dhjetë xhiro ka fituar vetëm dy pikë, përcjell Koha Ditore.
"Ne jemi profesionistë dhe duhet të besojmë duke mos e kthyer kokën pas. Tifozët na kanë qëndruar pas, por ne duhet të shkojmë të shtunën në Bournemouth dhe të përpiqemi për të fituar ndeshjen e parë", ka thënë Januzaj për "chroniclelive.co.uk".
Januzaj me fanellën e Sunderlandit, ku është i huazuar nga Manchester Unitedi, ka zhvilluar shtatë ndeshje. Ai u kthye në fundjavë nga një lëndim që e mbajti jashtë fushës për tri ndeshje. Luajti në 20 minutat e fundit të ndeshjes së humbur nga Arsenali, 4:1.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...