Foto: Reuters

Shaqiri nuk largohet nga Stoke City

1 Nëntor 2016 - 10:28      

Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, ka thënë se mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga Stoke City.

Ai ka thënë se të gjitha lajmet për një transferim të mundshëm te Roma janë spekulime, përcjell Koha Ditore.

"Unë kam dëgjuar për spekulimet. Dhe mbetet spekulim. Shaqiri është duke lëvizur në një shtëpi të re në këtë moment dhe kjo tregon se ai është i lumtur këtu. Merreni këtë informatë nga unë, ai nuk do të largohet askund, jo kaq shpejt", ka thënë Hughes për "mirror.co.uk".

Hughes ka folur edhe për formën e Shaqirit.

"Shaqiri ishte përforcim joni rekord dhe presioni ka qenë mbi të. E ky fakt edhe të sjell ndonjëherë presion, por ai pati një paraqitje të mirë në evropian dhe ka hyrë në ritmin e lojës së Premier League dhe ne do të jemi përfitues. Ai është në rrugë të mirë. Ka treguar cilësitë e tij gjatë këtij edicioni me ritmin e lojës së tij. Shaqiri ka ende të japë në Premier League", ka theksuar Hughes.

Shaqiri 25-vjeçar te Stoke City u transferua gjatë verës së vitit të kaluar nga skuadra e Interit. Në pesë ndeshje këtë edicion ka shënuar tre gola. Me klubin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2020. Më herët karrierë ka bërë edhe te Bayern Muncheni e Baseli.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...