Berisha ka rilindur tek Atalanta

1 Nëntor 2016 - 10:15      

Portierit kosovar Etrit Berisha i ka bërë mirë huazimi nga skuadra e Lazios tek Atalanta.

Berisha 27-vjeçar me skuadrën e Atalantës nuk di për humbje në gjashtë ndeshjet e fundit, shkruan Koha Ditore. Pas dy ndeshjeve të para zhgënjyese, ku edhe pësoi humbje, portieri i kombëtares ka pranuar vetëm dy gola në gjashtë ndeshjet e fundit.

Por në të dy ndeshjet Atalanta ka fituar. Serinë e mirë të Atalantas ish-portieri i 2 Korrikut të Prishtinës e vlerëson goxha të mirë. Në një intervistë dhënë gazetës të hënën, ka thënë se tashmë janë rritur edhe ambiciet - dalja në Evropë.

"Është një ecuri e mirë dhe mendoj se duhet të vazhdojmë kështu. Rezultatet pozitive na kanë hapur rrugë që të mendojmë edhe për ambicie edhe më të mëdha. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Kundërshtare të ardhshme e kemi Sassuolon para se të grumbullohemi me ekipin kombëtar dhe shpresoj të dalim sa më mirë për ta mbyllur këtë pjesë në mënyrën më të mirë", ka thënë Berisha.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...