Foto: Koha / ilustrim

7 mijë km udhëtim, 20 mijë euro shpenzim dhe pak shpresë

1 Nëntor 2016 - 09:10      

Të hënën në orët e para të mëngjesit, delegacioni i Sigal Prishtinës ka marrë rrugë për në Krasnoyarsk të Rusisë. Basketbollistët dhe udhëheqësit e kampiones së Kosovës në basketboll, në qytetin e Siberisë kanë arritur vetëm të martën në orët e para të mëngjesit, pas udhëtimit prej rreth 24 orësh.

Sigal Prishtina, të mërkurën nga ora 13:10, luan me Eniseyn në palestrën "Sever" në Krasnoyarsk në kuadër të raundit të tretë të fazës grupore të FIBA Europe Cup. Është ky udhëtimi më i gjatë dhe më i lodhshëm i Prishtinës këtë edicion.

Rreth shtatë mijë kilometra është distanca mes Prishtinës e Krasnoyarskut, që është afër Mongolisë, në pjesën aziatike të Rusisë, shkruan Koha Ditore.

Me një fluturim të pandërprerë me aeroplan, sipas llogarive, nga Prishtina në Krasnoyarsk do të arrihej për mbi 12 orë. Por, skuadra e kaltër nuk ka udhëtuar direkt. Fillimisht ka udhëtuar deri në Stamboll, prej ku në Moskë e vetëm më pas në Krasnoyarsk. Ka ndërruar tre aeroplanë.

E gjasat që ky udhëtim i lodhshëm të kurorëzohet me fitore, vlerësohen tepër të vogla.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...