Foto: Koha / ilustrim

Bunjaki më 8 nëntor shpall listën për ndeshjen kundër Turqisë

1 Nëntor 2016 - 08:56      

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, do ta publikojë listën e 23 lojtarëve për ndeshjen kundër Turqisë më 8 nëntor.

Ndeshja Turqi - Kosovë e vlefshme për xhiron e katërt eliminatore për botërorin "Rusia 2018" - Grupit I do të zhvillohet më 12 nëntor.

"Lista për ndeshjen kundër Turqisë si zakonisht do të dalë në ditën e parë të tubimit, më 8 tetor", ka thënë Bunjaki të hënën për gazetën Koha Ditore.

Bunjaki nuk e di se cilët lojtarë do t'i ketë në dispozicion. Ai ka thënë se pasqyrë më reale do të ketë pas përfundimit të ndeshjeve të fundjavës. Bunjaki tha se pjesa dërrmuese e lojtarëve të ftuar në ndeshjet e para eliminatore janë në formë të mirë.

"Disa lojtarë nga java në javë janë përfshirë në formacionin e javës të ligës ku luajnë, që natyrisht tregon për zhvillimin e tyre përkundër moshës së re. Nuk mund të flas tani për emra, sepse ka mbetur edhe një xhiro pa u zhvilluar dhe mund të ketë risi", ka theksuar Bunjaki.

Kosova ka një barazim dhe dy humbje në tri ndeshjet e para eliminatore.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...