
1 Nëntor 2016 - 08:34
Në Ligën e Kampionëve për futbolliste është paraqitur kampionia e Kosovës, Hajvalia. Në UEFA Futsal Cup me plot sukses në dy raunde është paraqitur kampioni i Kosovës në futsal, Feniksi, që tashmë do të luajë në raundin elitë. Përfaqësuesja e Kosovës në futsal ka mësuar kundërshtarët në ciklin e parë eliminator.
Këto janë pak prej fakteve që përshkruajnë realitetin e ri të futbollit kosovar. Të gjitha këto u bënë të mundura nga një proces tejet i gjatë i ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar, momenti vendimtar i të cilit proces ishte më 3 maj të këtij viti.
Në Budapest të Hungarisë, Kosova u pranua në Konfederatën Evropiane të Futbollit (UEFA). 3 maji u vlerësua si ditë historike për futbollin dhe për sportin kosovar në përgjithësi. Barriera, ndoshta më e madhja, për daljen e sportit kosovar në botë, po kalohej. Pati vlerësime, sidomos nga ata që e kundërshtuan barazimin e Kosovës me vendet e tjera në fushën e futbollit, që pranimi në UEFA nuk ishte në tërësi sipas rregulloreve.
Kundërshtimi për vendimin e UEFA-s për të pranuar Kosovën natyrisht ishte më i madh nga Serbia. Serbia, përkatësisht Federata e Futbollit të saj, menjëherë paralajmëroi ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...