31 Tetor 2016 - 22:30
45-vjeçari ka fituar 14 trofe, duke përfshirë tre tituj të La Ligas dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve, si trajner i Barcelonës në katër vjet sa ishte aty.
Pas Barçës, ai kaloi për tre vjet te Bayerni dhe tani gjatë verës i është bashkuar Manchester Cityt.
“Është normale që ai kaloi në Premier Ligë dhe shpresoj që një ditë të kthehet këtu. Nuk i dihet. Ka shumë njerëz që ishin në klub, u larguan dhe u kthyen. Nuk i dihet kurrë, por tani për tani ai është i koncentruar te City”, ka thënë Bartomeu për “Telegraph”, transmeton koha.net.
Barça e City takohen të martën në Ligën e Kampionëve, pak javë pasi katalonasit triumfuan 4 me 0 në ndeshjen e parë në Camp Nou.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...