Ndeshja ndaj Izraelit vendimtare për vend të dytë, thotë Berisha

31 Tetor 2016 - 20:51      

Etrit Berisha insiston se ndeshja kundër Izraelit është shumë e rëndësishme për Shqipërinë

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha, në një intervistë telefonike për ‘Supersport’, ka folur për rëndësinë e ndeshjes me Izraelin.

Berisha ka thënë se kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për vendin e dytë në Grup.

“Kemi një ndeshje vendimtare të cilën ne duhet ta zhvillojmë në mënyrën tonë më të mirë. Mendoj se kemi shanse shumë të mira për vendin e dytë dhe gjithçka varet nga kjo ndeshje. Kam parë që edhe futbollistët e tjerë të kombëtares janë duke kaluar periudhë të mirë në klubet e tyre, ndaj ndeshja e nëntorit do të na gjejë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shpresoj që të fitojmë”, tha Berisha.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...