Turqia nuk ndërron orën, UEFA ndryshon orarin e ndeshjes

31 Tetor 2016 - 11:36      

Beshiktash dhe Napoli do të luajnë ndeshjen e tyre të vlefshme për Ligën e Kampioneve në një orar të pazakontë.

Bilbili do të bjerë nesër në orën 18:45 (20:45, sipas orës lokale në Stamboll). Vendimi është marrë nga UEFA, pas zgjedhjes së bërë nga Qeveria turke për të mos e zbatuar orën ligjore.

Në këtë mënyrë, nga 30 tetori 2016 ndryshimi i orës në Turqi, nga ajo në Europën Qendrore, do të jetë me 120 minuta. Në rast se Turqia, si pjesa tjetër e Europës, do të ndërronte orën në natën mes 29 dhe 30 tetorit, atëherë ndryshimi do të ishte vetëm 60 minuta.

Në 18:45 do të luhet edhe sfida mes Beshiktashit dhe Benfikës, në program për më 23 nëntor, transmeton Shekulli.

Do të jenë disa ndeshje që do të ndërrojnë orarin e nisjes. Por nëse në Turqi kjo do të bëhet për shkak të diferencës së orës, në fushat e tjera do të ndërhyhet për të respektuar normativën e UEFA-s që parashikon nisjen e njëkohshme të takimeve të fundit në fazën e grupeve.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...