Peripecitë e bilderit më të mirë në botë [foto]

31 Tetor 2016 - 08:47      

Ishte pak minuta para mesnatës kur Z. Olympia, bodibilderi më i mirë në botë, përfundoi stërvitjen e tij në një palestër në një qendër tregtare jo shumë të frekuentuar.

Ai ngriti një nga bicepset e tij me perimetër rreth 56 centimetra dhe ndali dritën, lëshoi alarmin dhe mbylli derën e palestrës, shkruan NYT. Me valixhe në dorë, shkoi deri te vetura e tij Mercedes dhe hapi bagazhin, përcjell Koha Ditore.

"Parkingu vetëm i Z. Olympia, Phil Heath", shkruante shenja. "Gjithë të tjerët do të shtypen".
Heath përkuli këmbët e tij - secila kofshë nga 81 centimetra në perimetër, më të mëdha sesa beli i tij - dhe nxori nga bagazhi një kuti të zezë. Brenda kishte trofeun e tij të fundit që e kishte fituar.
Në bodibilding quhet "the Sandow", një referim për një njeri jashtëzakonisht të fortë, dhe Heath i ka fituar gjashtë trofetë e fundit, së fundi në Las Vegas në shtator. Arnold Schwarzenegger, ende bodibilderi më i famshëm në botë, fitoi gjashtë rresht, po ashtu, dhe më pas të shtatin disa vjet më vonë. Dy të tjerë, Lee Haney dhe Ronnie Coleman, kanë fituar nga tetë.

Heath është 36-vjeçar. Ai dëshiron të bëjë dhjetë trofe të tillë.

"Nëse kursehem nga lëndimet, atëherë do të thyej këtë rekord", tha Heath, gjatë një pauze mes stërvitjeve të tij më herët. "Do të arrij te dhjetë trofetë. Pyetja është: A mund të vazhdoj të jem një version më i mirë i vetes sime?"

Heath fut valixhen me trofe në bagazhin e veturës së tij. Mezi e zë.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...