CAS sot nis shqyrtimin e ankesës së Federatës serbe

31 Tetor 2016 - 08:36      

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), sot do të nisë të shqyrtojë ankesën e Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS) ndaj vendimit të UEFA-s për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Kosova më 3 maj u pranua në UEFA me 28 vota pro dhe 24 vota kundër, shkruan sot Koha Ditore.

Nga FSS-ja u vlerësua se pranimi i Kosovës ishte shkelje e statutit të UEFA-s, kurse në FFK thonë se nuk ka vend për shqetësim, meqë Kosova u pranua me vota demokratike.
Siç ka thënë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, më herët për gazetën, Kosova nuk është palë në këtë çështje dhe se nuk ka vend për shqetësim. Kosova tashmë është edhe në FIFA dhe po luan ndeshje kualifikuese.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...