Te Reali, të lumtur që Ronaldo po kthehet

31 Tetor 2016 - 08:28      

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, kishte thënë të premten se Cristiano Ronaldo është i zemëruar me faktin se ka shënuar vetëm dy gola në ligë, shifrën më të vogël të golave që kur u transferua në vitin 2009 te Reali.

Ronaldo atë zemërim e shfaqi të shtunën në fushë në kurriz të Alavesit. Realizoi "hat-trick" ndërsa Reali fitoi 4:1, përcjell Koha Ditore.

Dy gola i shënoi për 33 minuta, ndërsa realizoi të tretin dy minuta pa përfunduar koha e rregullt në fitoren e Realit në udhëtim. Po ashtu në pjesën e dytë humbi edhe një penallti.

"Unë nuk kam asgjë për të thënë për Cristianon. Ai flet vetë në fushë", ka thënë Zidane për faqen zyrtare të klubit. "Është fenomenale që ai ka shënuar dhe fakti se ka shënuar tre gola është edhe më mirë. Jemi të lumtur me performancën e tij. Ai ka qenë i mirë në çdo aspekt. Shpresojmë të vazhdojë me këtë ritëm. Ai ka shumë durim dhe e ka treguar se me punë të madhe çdo gjë është e mundur"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...