Munishi “thumbon” Prishtinën

30 Tetor 2016 - 23:02      

Ismet Munishi, trajner i Dritës, ka vazhduar me “thumbimet” e tij ndaj Prishtinës, nga e cila u mposht sot 1 me 0.

Ai ka thënë se askush në këtë klub nuk ka njohuri për futboll sa ka vetë ish-trajneri i Hajvalisë.

Duke përmendur fitoret me ish-klubin e tij në sezonet e fundit ndaj Prishtinës, Munishi ka thënë se me Dritën do “t’ia tregojë qejfin Prishtinës në sezonin e ardhshëm”.

“Prej kryetarit e deri te ai që lan rrobat, edhe me i shumëzua me dhjetë nuk arrijnë as në 20 për qind të njohurive që ka Ismet Munishi. Këtyre do të ju tregoj sezonin e ardhshëm”, ka thënë Munishi për KTV-në, duke iu referuar spekulimeve se ai ka dështuar në testet për t'u bërë trajner i "Plisave".

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...