Hamilton fiton garën e Meksikës, presion ndaj Rosberg

30 Tetor 2016 - 22:52      

Lewis Hamilton e ndezi edhe më shumë luftën për titullin kampion në Formula 1 pasi në dy gara ka rikuperuar mjaftueshëm pikë për të vendosur nën presion Nico Rosberg, pretendentin kryesor për fronin.

Në ndalesën e fundit në Meksikë, piloti britanik i Mercedes dominoi të gjithë cirkuitin dhe rihap diskutimin për botërorin me 19 pikë më pak se shoku i skuadrës që kryeson renditjen. Lewis preku finishin i pari e pas tij, Nico Rosberg.

Pati kaos dhe polemika në xhirot e fundit mes Verstappen dhe Sebastian Vettel. Talenti i Red Bull pengoi gjermanin e Ferrarit dhe pasi mbylli garën në vendin e tretë, u penalizua me 5 sekonda. Kështu Sebastian Vettel rigjen podiumin nga dhurata e komisarëve, raporton TCH.

Gara e radhës e Formula 1 do të jetë në Interlagos e shumëkush vendos bast se Nico Rosberg tani do ta ndjejë edhe më shumë presionin për të bërë gabime eventuale.

Por kontrollin e situatës e ka gjermani. Në Brazil pas dy javësh në rast se fiton, Nico Rosberg do jetë kampion i ri i botës.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...