Foto: Ilustrim

Munishi ka një kërkesë për “Intelektualët” para derbit me Prishtinën

30 Tetor 2016 - 09:35      

Në prag të derbit kundër Prishtinës trajneri i Dritës, Ismet Munishi ka kërkuar përkrahjen maksimale nga tifozët gjilanas “Intelektualët”, ndërsa iu ka thënë se duhet të ndihen krenar që janë pjesë e Dritës.

Drita, e cila në këtë edicion nuk ka qenë në formë të mirë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës, e pret në Gjilan sot në ora 14:00 klubin e Prishtinës që është në një formë mjaft të lartë.

“Sot kam vetëm një kërkesë, të ndihemi krenar që jemi pjesë e klubit të madh Drita. Kemi ndeshje të vështir sot, pres përkrahjen e ‘Intelektualëve përgjatë gjithë ndeshjes, ndërsa unë dhe lojtarët do t’i mbajmë premtimet sepse duke punuar fort”, ka shkruar Munishi në Facebook.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...