Foto: Reuters

Allegri: Higuain nuk është tradhtar

30 Tetor 2016 - 09:18      

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se Gonzalo Higuain nuk duhet të quhet tradhtarë përkundër që mbrëmë i shënoi ish-ekipit të tij.

Argjentinasi ishte larguar pikërisht nga Napoli në afatin kalimtar veror për t’u transferuar te Juventusi për 90 milionë euro, transmeton Koha.net. Ai mbrëmë i dha pikët e plota “Zonjës së Vjetër” duke shënuar golin e dytë në fitoren prej 2 me 1.

Allegri e vlerësoi paraqitjen e mbrëmshme të Higuain, si dhe mos festimin e tij të golit përkundër që nuk ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit.

“Gonzalo ka kualitete të jashtëzakonshme dhe mbi të gjitha punon shumë për ekipin. Ai ishte shumë i lumtur, sigurisht se kjo ishte një ndeshje e veçantë për të. Ai vendosi që të vijë këtu dhe nuk duhet të ndihet si tradhtar, përkundrazi mori vendim të guximshëm”, është shprehur Allegri, raporton Goal.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...