Foto: Reuters

Klopp e quan fëmijërore paraqitjen e Liverpoolit

29 Tetor 2016 - 22:17      

Përkundër fitores prej 2 me 4 ndaj Crystal Palace trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka përshkruar paraqitjen e ekipit të tij si fëmijërore.

Ai ka kërkuar nga skuadra e tij që të jetë më agresive, transmeton Koha.net. Liverpooli përkundër që arrinte të krijonte epërsinë Palace barazonte shifrat pas gabimeve të skuadrës nga “Anfield Road” në mbrojtje.

“Në 15 minutat e parë nuk isha i lumtur. Ishte një futboll fëmijëror, por pa entuziazëm, pa drejtim. Ishim të mirë, por ajo mund të mos funksionojë, në fakt nuk funksionoi. Por, shënuam dhe filluam të luajmtë futboll. Krijuam shumë raste por nuk shënuam mjaftueshëm, nuk ishim në 100 për qindëshin tonë. Nuk ishim agresiv sa duhet, por në fund merituam fitoren, dhe jam i lumtur për këtë”, ka thënë Klopp për BT Sport.

Ai shpjegoi gjithashtu se “paraqitja fëmijërore” është në aspektin ofansiv, pasi në mbrojtje gabimet sipas tij ndodhën për shkak të mungesës së koncentrimit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...