Foto: Reuters

Liverpooli vazhdon me fitore

29 Tetor 2016 - 20:22      

Liverpooli ka vazhduar formën e lartë në Premier Ligë, duke e mposhtur Crystal Palacen në udhëtim.

Në një ndeshje me shumë gola, skuadra e Jurgen Kloppit shënoi fitore prej 2 me 4, raporton Koha.net.

Can kaloi Liverpoolin në epërsi kur po zhvillohej minuta e 16, por pas vetëm 2 minutave Crystal barazoi shifrat përmes McArthurit, i cili shënoi pas një gabimi të Dejan Lovrenit në mbrojtje.

Por, Lovren e përmirësoi gabimin duke barazuar rikthyer epërsinë në minutën e 21 pas një goditje të bukur me kokë.

Në minutën e 33 Crystal barazoi edhe njëherë shifrat përsëri përmes McArthurit, por një minutë para përfundimit të pjesës së parë “Të Kuqtë” rikthejnë epërsinë përmes Joel Matipit.

Në pjesën e dytë Liverpooli arriti të shënojë golin e qetësisë përmes Roberto Firminos, i cili shënoi pas një asistimi të bukur nga Henderson në minutën e 71.

Me këtë fitore Liverpooli mban hapin për titull me 23 pikë në vendin e tretë, po aq sa kanë edhe Arsenali e City në vendin e dytë respektivisht të parin.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...