Abrashi rikthehet me gol [video]

29 Tetor 2016 - 18:54      

Amir Abrashi ka hedhur mbrapa krahëve problemet fizike dhe është rikthyer në fushë për të ndihmuar skuadrën e tij, Freiburg të realizonte fitoren e parë në transfertë për këtë sezon.

Ata mposhtën me shifrat 3-1 skuadrën e Werder Bremen, që tashmë i afrohet ne vetëm 1 pikë zonës së ftohtë. Abrashi shënoi golin e tretë që vulosi edhe fitoren e të tijve.

Pas një aksioni në krahun e djathtë, kur regjistrohej minuta e 75-të e sfidës, topi mbërriti te Abrashi i cili në hyrje të zonës gjuajti me të djathtën dhe falë një devijimi, arriti të kalonte portierin e Bremen, transmeton TCH.

Mesfushori kishte përjetuar një dëmtim në kokë dhe një në kavilje gjatë muajit të fundit, por u rikthye si titullar duke zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Ky është goli i parë i Abrashit në kampionatin gjerman.


Amir Abrashi Goal HD - SV Werder Bremen 1 - 3... by worldfoot

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...