Foto: Ilustrim

Bogdani nën hetim, thotë se është i pastër

29 Tetor 2016 - 18:44      

Prokuroria italiane vazhdon të hetojë mbi shkeljet e ndryshme që janë bërë në futbollin italian.

Raporti i fundit i publikuar lidhet me 14 skuadra që kanë shkelur kodin e drejtësisë sportive dhe rregulloren e menaxherëve të futbollit.

Në total janë 64 emra që po hetohen mes tyre menaxherë dhe futbollistë, ku në këtë listë të gjatë bie në sy menaxheri i famshëm Alessandro Moggi, i biri i Luciano Moggit i cili ka qenë menaxher edhe i Erion Bogdanit, ish-futbollisti i Reginës, Chievos, Cesenës, Sienës apo edhe i kombëtares shqiptare.

Në një intervistë për Top Channel, ish-bomberi kuqezi dhe aktualisht ndihmës i De Biasit në stolin e përfaqësueses A sqaron gjithçka.

“Nuk jam në dijeni të kësaj gjëje, megjithatë e di që jam i pastër sepse kontratat e mia i ka bërë menaxheri im. Unë kam qenë futbollist dhe dija vetëm të luaja futboll”, thotë Bogdani.

Rreth 10 vite më parë kur Italinë e përfshiu skandali i trukimit të ndeshjeve, me përfshirje e një sërë lojtarësh e menaxherësh, Erion Bogdani ka deponuar në prokurori, për lidhjet e tij me menaxherin Moggi dhe kontratat e firmosura.

“Ka qenë ai ‘Skandali i Moggit’ dhe më kanë thërritur në prokurori dhe iu jam përgjigjur të gjitha pyetjeve”, vijoi ish-futbollisti i kombëtares.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...