Payne vazhdon të ndiejë dashuri për sportin që gati ia mori jetën

30 Tetor 2016 - 11:30      

Michelle Payne e di se sa çmenduri mund të tingëllojë të jesh mirënjohëse për një rrëzim të madh, por ajo megjithatë është mirënjohëse.

Zgjedhja e fjalës mund të duket pak e çuditshme kur konsideron se stomaku i saj ishte shtypur nga një kalë garues gjysmë toni i rëndë, vetëm pesë muaj më parë.

Tri të katërtat e pankreasit të saj u dëmtuan rëndë, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Po ashtu iu dëmtua edhe mëlçia dhe ajo e rikujton se si kishte menduar për ditë të tëra: “Nuk mund të vazhdoj më”.

Por fituesja e vitit të kaluar e garës së njohur të kalërimit, Melbourne Cup, vlerëson si bekim atë rrëzim.

“Ishte një lloj bekimi për mua, sado që të tingëllojë e çuditshme, pasi u ktheva në jetë. Nuk kishte media afër meje dhe isha në gjendje të merrja veten mendërisht. Në disa mënyra ishte gjë e mirë, në disa mënyra jam falënderuese që ndodhi”, thotë Payne.

Payne nuk është e huaj ndaj dramave. Vitin e kaluar ajo u bë femra e parë që fitoi Melbourne Cupin.

Po ashtu, jeta e saj apo përralla, siç e quan ajo, ka qenë e ndërprerë nga pengesa të shumta, së fundi kur u zëvendësua si kalëruese e kalit fitues të vitit të kaluar Prince of Penzance... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...