30 Tetor 2016 - 10:05
Madje edhe ia shpreh pakënaqësinë në lojë, megjithëse ndeshja konsiderohet “e kryer”, shkruan sot “Koha Ditore”. Por është ky mentalitet fituesi që ka ndikuar në lojën e tij. Kjo iu shpagua edhe në gara evropiane.
Narcis Alibegu, 25 vjeç, është lojtari i ekipit të futsallit, Feniks, që shënoi më së shumti gola në dy fazat kualifikuese grupore në Ligën e Kampionëve të Futsallit të UEFA-s. Gjashtë herë i ka detyruar portierët e skuadrave rivale ta nxjerrin topin nga rrjeta.
“Është e vërtetë që kam dëshirë të shënojmë sa më shumë gola me ekipin edhe në raste kur jemi 5:0 në epërsi, pasi vetëm në këtë mënyrë e arrin mentalitetin fitues dhe serioz për të gjitha ndeshjet”, thekson Alibegu. “Edhe në jetën private jam këmbëngulës kur i parashtroj vetes ndonjë punë”.
Alibegu i ka prirë Feniksit drejt suksesit më të madh që kanë arritur ekipet kosovare në arenën ndërkombëtare pas pranimit në UEFA e FIFA... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...