Bucolli - ditën me flamur në dorë, natën me mikrofon

30 Tetor 2016 - 09:33      

Albion Bucolli pranon se nuk kishte talent për të luajtur futboll. Karrierë si futbollist bëri vetëm dy vjet. E nisi si 13-vjeçar dhe e la si 15-vjeçar - te Ferronikeli.

“Kam qenë lojtar mesatar”, thotë Bucolli. Por 26-vjeçarit po i ecën mirë referimi dhe muzika. Sot nuk mund t'i ndajë njërën prej tjetrës, shkruan sot “Koha Ditore”. “Muzika dhe referimi për mua janë një. Nuk mund t'i ndaj”, ka theksuar Bucolli në një bisedë për gazetën.

Thotë se ka pasur raste kur gjatë ditës ka qenë me fanellë të arbitrit dhe me flamur në dorë, derisa në mbrëmje me mikrofon për t'i argëtuar dasmorët. Ai është këngëtar i dasmave.

Bucolli nuk ndalet shumë për të treguar rreth karrierës si futbollist. Nuk ka edhe shumë për të folur për këtë.

“Arsye nuk kam pasur, por e kisha vështirë të ndiqja edhe shkollën edhe futbollin”, ka thënë Bucolli nga Drenasi... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...