
30 Tetor 2016 - 08:55
Trepça '89 ka fituar nëntë prej dhjetë ndeshjeve të para në Vala Superligën e Kosovës në futboll dhe prin në klasifikim, shkruan sot “Koha Ditore”. 89-shi po marshon të paktën drejt titullit të stinorit vjeshtor në edicionin kur shihej si pretendent për t'u përfshirë në garën për t'i shpëtuar rënies nga elita. Është ky edicioni i parë i kampionatit të Kosovës në futboll, pas pranimit në FIFA e UEFA.
Çitaku ka 17 vjet që është te Trepça '89. Është njeri i klubit tashmë. Postin e trajnerit e ka mbajtur edhe në periudha të mëhershme, por jo shumë të gjata.
Këtë edicion drejtimin e skuadrës e mori pas javës së katërt, pasi trajneri i deriatëhershëm Bekim Shotani për arsye personale u tërheq. Çitaku u “gradua” në kryetrajner pasi ndërkohë ishte drejtor sportiv.
Emërimi i tij kryetrajner nga klubi u njoftua të jetë i përkohshëm, deri në zgjedhjen e trajnerit të ri, por rezultatet e skuadrës ishin kulmore që nga atëherë - të gjitha fitore dhe Çitaku vazhdon të jetë në krye të shtabit teknik... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...