Trepça e “Torcida” shpresojnë të ndalin lideren

29 Tetor 2016 - 09:32      

Derbi i qytetit i gjen skuadrat e Mitrovicës në situatë tërësisht të kundërt.

Derisa Trepça '89 ka befasuar për të mirë dhe po prin në klasifikim me 27 pikë nga 10 ndeshje, Trepça ka befasuar për të keq dhe është e dhjeta me vetëm pesë pikë nga 10 ndeshje.

89-shi ka fituar nëntë prej dhjetë ndeshjeve, ndërsa e ka edhe një disfatë. Ndërkohë skuadra me seli në "Adem Jashari", Trepça, është e vetmja në Vala Superligë që nuk ka arritur fitore deri më tani. Pesë pikët i ka fituar me pesë barazime.

Pikërisht në arenën sportive më të madhe në vend, në stadiumin olimpik "Adem Jashari", Trepça e pret Trepçën '89 në kuadër të xhiros së 11-të të kampionatit të Kosovës në futboll. Ndeshja luhet të shtunën (sot) nga ora 14:00. Kjo xhiro i jep fund fazës së parë të garave për edicionin 201617. Janë gjithsej tri faza me nga 11 xhiro. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...