Goal: Mustafi është dëshmi se paraja mund të blejë kualitetin

29 Tetor 2016 - 00:24      

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi është ambientuar për mrekulli në skuadrën e Arsenalit, duke qenë të pathyeshëm në qendër të mbrojtjes si dyshe me Laurent Koscielnyn, shkruan Goal.

Chris Wheatley në artikullin e Goal thotë se Mustafi u bashkua për një çmim të lartë tek Arsenali, por që tashmë ka arsyetuar të gjitha pritshmëritë e larta të Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.

Mustafi u transferua në “Emirates Stadium” për një shifër rreth 38 milionë euro nga skuadra e Valencias. Ai u transferua pas lëndimit të rëndë të Per Mertesackerit, i cili do të jetë jashtë deri në dhjetor, por lëndimin e tij nuk e ka vërejtur Arsenali dhe shumë sugjerojnë që zgjedhja e parë të vazhdojë të jetë Mustafi – Koscielny.

“Ata kanë formuar një dyshë shumë solide, me Mustafin që ka një mesatare për ndërhyrje çdo 14 minuta, përderisa ka bërë 32 spastrime me 90 për qind saktësinë e ndërhyrjeve”, shkruan Goal.

“Shumë aspekte të lojës së Mustafit e bëjnë atë njërin prej qendër mbrojtësve më të mirë në ligë. Sjellja e tij është e dyta që duhet vlerësuar pasi jep gjithçka në çdo ndeshje pa u ndalur asnjëherë. Aftësia e tij për të luajtur në secilën pjesë të mbrojtjes është një tjetër arsye që fituesi i Kupës së Botës mbetet një hallkë kyçe e këtij Arsenali”, vlerëson Wheatley.

Përvoja në tri vende të ndryshme e kanë ndihmuar Mustafin që të mësojë stile të ndryshme në futboll, duke e krijuar një mbrojtës të kulturuar me një teknikë të jashtëzakonshme. Dhe kjo është një nga arsyet se përse

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...