28 Tetor 2016 - 21:35
Vashat kosovare e mposhtën Gjeorgjinë me rezultat të ngushtë 2 me 3 në sete (25-17, 21-25, 20-25, 25-16, 13-15) , raporton Koha.net. Kjo ishte ndeshja e parë ndërkombëtare e Kosovës me këtë grupmoshë.
Seti më interesant ishte ai i pesti, në të cilën volejbollistet kosovare zhvilluan një lojë shumë agresive kurse edhe rrezikonin, e që në fund i solli suksesin historik.
Ndihmës trajneri i Kosovës, Valon Nikqi është shprehur pas takimit se kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme, pasi ishte ndeshja e parë ndërkombëtare që nga pranimi në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB).
“Kjo ishte ndeshja e parë që nga pranimi në FIVB në fillim të këtij muaji. Prandaj kjo është një fitore e rëndësishme në shumë mënyra. Luajtëm kolektivisht dhe morëm pikë në disa momente kyçe. Kjo ishte një fitore shumë e madhe”, është shprehur ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...