28 Tetor 2016 - 17:52
Sipas tij tani te Liverpooli nuk ka “emër të madh” në skuadër, përkundër që Coutinhon e ka cilësuar një talent të jashtëzakonshëm, transmeton Koha.net. Mungesa e Gerrardit, ai thotë, ka bërë që lojtarë të tjerë të angazhohen që ta mbulojnë atë hapësirë.
“Kur e shikoni Liverpoolin e vëreni se që nga largimi i Steven Gerrardit nuk ka më ndonjë yll të madh në skuadër. Philippe Coutinho është i talentuar, dhe Henderson ka bërë mirë kur marr shiritin e kapitenit. Largimi i Gerrardit ka detyruar të tjerët që të plotësojnë boshllëkun dhe kjo ndonjëherë mund të jetë një gjë e mirë për klubin që ta largojë fokusin nga një lojtar”, ka thënë Giggs për The Telegraph.
Ai ka thënë më tutje se e njëjta ishte dikur edhe tek Unitedi, kur Roy Keane ishte larguar më 2005.
“E njëjta ishte kur Roy Keane ishte larguar nga Unitedi më 2005. Për shumë vjet ai ka qenë si dy futbollistë në fushë për ne dhe kur ai u largua të tjerët u angazhuan që të plotësojnë hapësirën e lënë. Ajo çka është ndryshe nga Unitedi është se kur shikohej nga jashtë, Gerrardi ishte figura dominonte në klub pavarësisht menaxherit. Tani që ai është larguar duket se Klopp është ai njeri”, është shprehur ai.
Giggs më tutje shprehet se nuk po e denigron rolin e Gerrardit, por tani ka ndryshuar dinamika në Liverpool e që sipas tij është shumë e rëndësishme për të fituar trofe.
“Nuk po e denigroj rolin e Gerrardit në klub, ai ishte një lojtar i shkëlqyer. Tek Unitedi ashkush nuk ishte më i madh se Sir Alex, por klube të ndryshme punojnë në mënyra të ndryshme. Aj që mund të them është se tani ka ndryshuar dinamika në Liverpool”, ka thënë Giggs.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...