28 Tetor 2016 - 16:52
Rooney ishte larguar pikërisht nga Evertoni më 2004 për t’u transferuar në Old Trafford, por që në këtë sezon ka filluar të flitet një largim i mundshëm i tij, transmeton Koha.net.
31 vjeçari nuk është duke e kaluar një formë të mirë me “Djajtë e Kuq” dhe një gjë e tillë mund t’i kushtojë me largim.
“Ai është një lojtar i madh, ai nuk e ka përfunduar karrierën. Nuk e di se si është situata e tij, pasi ky nuk është problemi im. Natyrisht, nëse do të ishte një mundësi që Rooney të jetë opsion për Evertonin atëherë do të isha vërtet i kënaqur”, ka thënë Koeman, raporton Sky Sports.

© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...