28 Tetor 2016 - 16:28
Chelsea është tani vetëm një pikë prapa liderët Manchester City, pas fitores ndaj Manchester Unitedit në xhiron e fundit në Premier Ligë. Ish-trajneri i “Djajve të Kuq” nuk e ka futur Chelsean në mesin e ekipeve favorite për ta fituar ligën në këtë edicion, përkundër formës së ngritur të klubit londinez.
“Ne nuk duhet të shikojmë në tabelë tani, por vetëm në stërvitje dhe në ndeshjen e ardhshme, kjo do të na përmirësojë. Liga është shumë e vështirë dhe gjithçka mund të ndodhë. Është e rëndësishme që të kemi vazhdimësi dhe të besojmë në punën tonë. Pesë e ekipe janë shumë afër me pikë, por nuk duhet ta shikojmë këtë pasi është shumë herët që të flitet për tabelën dhe për titullin”, është shprehur Conte, raporton Goal.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...