Mourinho zbulon arsyen e mungesës së Mkhitaryan

28 Tetor 2016 - 15:55      

Jose Mourinho ka konfirmuar se Henrikh Mkhitaryan nuk është i lënduar, por i duhet kohë që të adoptohet në Premier Ligë, pas transferimit të tij nga Borussia Dortmundi.

Mkhitaryan ka realizuar katër paraqitje për klubin anglez ndërsa për herë të fundit është paraqitur në humbjen nga Manchester City në shtator.

“Mkhitaryan nuk është kënduar, ai po stërvitet 100 për qind me ekipin”, ka thënë Mourinho.

“Disa lojtarë kanë profilin që të adoptohen lehtë, por të tjerëve u duhet kohë për të ndjerë intensitetin. Disa lojtarëve u duhet kohë për të ndjerë konkurrencën dhe nivelin e punës pa top”, ka shtuar portugezi.

“Mkhit i duhet kohë për t’u bërë top-lojtar dhe e dimë se ai mund të bëhet”.

Mourinho krahasoi situatën e armenit me lojtarët tjerë që janë adoptuar në klubet e reja.

“Nuk më pëlqen të flas për lojtarët e klubeve tjera, por Willian kur arriti te Chelsea kishte probleme, ai kaloi përmes një procesi. Kur Di Maria arriti në Madrid nga Portugalia atij i është dashur të mësonte lojën e tij në një realitet tjetër dhe këtë e arriti”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...