28 Tetor 2016 - 14:33
Nënshkrimi i këtij memorandumi, ka për qëllim finalizimin e ndërtimit të stadiumit të qytetit "Rexhep Rexhepi", ku për të përmbyllur këtë projekt, përmes këtij memorandumi janë paraparë tri faza të finalizimit, ku vlera është gjithsejtë 1 milion e 900 mijë euro.
Në vitin 2017 do të investohen 200 mijë euro, në vitin 2018, 600 mijë euro dhe 800 mijë euro në vitin 2019, kur edhe do të përfundojë i gjithë projekti. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komunën e Drenasit do të përcjellin zbatimin e këtij Memorandumi të Bashkëpunimit dhe udhëzojnë për veprimet që duhet të ndërmerren në implementimin e obligimeve deri në realizimin e projektit.
I gjithë projekti që nga fillimi për ndërtimin e stadiumit "Rexhep Rexhepi" kap vlerën prej 3 milion eurove që po ashtu edhe Memorandumet e Bashkëpunimit të mëhershme ishin mes MRKS-së dhe Komunës së Drenasit. Në stadiumin "Rexhep Rexhepi", lojtarët e klubit të Futbollit "Feronikeli", kryejnë përgatitjet dhe zhvillon ndeshjet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...