Hajvalia gati e dorëzuar pret kampionin

28 Tetor 2016 - 09:56      

Trajneri Sunaj Keçi thotë se skuadra e Ferronikelit është favorite, si në letër, ashtu edhe në fushë përballë skuadrës së tij Hajvalia, shkruan Koha Ditore.

Numëron disa arsye pse Ferronikeli ka gjasa më të mëdha që të fitojë ndeshjen që do ta hapë xhiron e 11-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Thotë se në radhët e Ferronikelit ka lojtarë më cilësorë, janë në formë më të lartë, janë kampionë në fuqi dhe luftojnë për ta mbrojtur titullin. E për skuadrën të cilën e udhëheq ka pak fjalë.

"Jemi në krizë të thellë të rezultateve", ka thënë Keçi.

Ndeshja Hajvalia - Ferronikeli luhet të premten (sot, 14:00) në stadiumin e Kizhnicës, në kuadër të xhiros së 11-të të elitës së futbollit kosovar. Hajvalia do të kthehet pas një periudhe në fushën e saj, pas disa ndeshjeve të zhvilluara në stadiumin e Flamurtarit të Prishtinës. (më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...