Federata ruse s'përzien politikën për përballjet me Kosovën

28 Tetor 2016 - 08:48      

Kosova vazhdon të bëhet çështje në vendet që nuk e njohin atë si shtet, thuajse sa herë që hidhet ndonjë short për gara sportive.

Të mërkurën u hodh shorti për kualifikimet për botërorin e vitit 2018 në volejboll. Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll (meshkujt) do të luajë në Grupin D së bashku me Estoninë, Rusinë, Malin e Zi, Rumaninë e Hungarinë. Ndeshjet do të luhen në Estoni prej 23 deri më 28 maj të vitit tjetër, shkruan Koha Ditore.

Mediat në Rusi menjëherë kanë shkruar për faktin se përfaqësuesja ruse do të luajë me përfaqësuesen e Kosovës, të cilën Rusia nuk e njeh si shtet. Në Federatën e Volejbollit të Rusisë janë deklaruar se vetë ndeshja me Kosovën nuk pritet të paraqesë problem për të.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...