Fundi i lumtur i “telenovelës Hajrizi”

28 Tetor 2016 - 08:38      

Drilon Hajrizi më në fund është i lirë të luajë për skuadrën e re, Sigal Prishtina. Ai e quan "telenovelë me fund të lumtur" atë që zgjati për dy muaj, kohë që nuk lejohej të luante për Prishtinën për shkak të kundërshtimit të tifozëve të skuadrës.

Por, të enjten Hajrizi ka nisur stërvitjet me Sigal Prishtinën dhe klubi bardhekaltër nëpërmjet një komunikate bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me "Plisat" rreth kësaj çështjeje, shkruan sot Koha Ditore.

"Plisat" assesi nuk e donin në ekipin e tyre Hajrizin, i cili sipas tyre i kishte fyer gjatë kohës sa kishte luajtur për Trepçën. Hajrizi para fillimit të këtij edicioni firmosi kontratë dyvjeçare me Sigal Prishtinën. Me skuadrën e re shkoi edhe në përgatitje në Ulqin, por pas kthimit "plisat" nuk e pranuan në ekip.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...