27 Tetor 2016 - 15:32
Ish-menaxheri i Manchester Unitedit është mahnitur shumë nga Kloppi, ekipi i të cilit ka pikë të njëjta me liderin Manchester Cityn pas nëntë ndeshjeve të këtij sezoni.
Sir Alex mendon se janë pesë ekipe që kanë gjasa ta fitojnë titullin, por ka thënë se City dhe Liverpooli janë favoritë për trofeun.
“Ka bërë një punë me të vërtetë të mirë dhe ka ringjallur entuziazmin e Liverpoolit”, ka thënë Sir Alex për “Kicker”.
“Mund të ndodhë që ekipet e mëdha ta humbin. Për dy dekada, Liverpooli ndërroi menaxherët pa krijuar identitetin e tyre”, ka shtuar ish-menaxheri i Unitedit.
“Por mund ta ndjeni se sivjet mund të llogaritni në ta për titull. Shihni dedikimin e Kloppit – jam i bindur se edhe në stërvitje ai është i tillë. Ka personalitet. Kjo është vitale te një klub i madh”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...