27 Tetor 2016 - 11:44
“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, të nderuar Plisa, unë dhe gjithsecili lojtar profesionist vendor pretendon qe te jete pjese e klubit më të madh në Kosovë KB Prishtinës, sepse aty është mundësia që basketbollisti të ngritet edhe më shumë në kuptimin profesional”, ka shkruar Hajrizi në Facebook.
“Andaj, për çdo gjest nën afektin e lojës që do të mund ta ketë lënduar ndokënd sinqerisht shpreh keqardhje, aq më tepër keqardhje shpreh ndaj atyre që i japin hijeshi basketbollit. Të jeni të bindur që asnjëherëë nuk kam bërë ndonjë gjest për ta lënduar dikend, mirëpo thjeshtë kam qenë nën afektimin e lojës të cilin e ushtroj me zemër”, ka shtuar ish-basketbollisti i Pejës.
“Unë, sikur të gjithë ju, e dua shumë vendin tim. E dua vendlindjen time, e dua shtetin tim dhe i dua shqiptarët kudo që janë! Unë jam shqiptar dhe mburrem që jam shqiptar! Ne si popull gjithmonë jemi shquar që bëjmë shumë për njëri-tjerin, dhe njëri tjetrit ia japim besën për këtë! Edhe unë ua jap besën që do të japë gjithçka nga vetja për ngjyrat [bardhekaltër]”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...