Plisat lejojnë Hajrizin të luajë për Prishtinën

27 Tetor 2016 - 10:56      

Grupi i tifozëve “Plisat” janë pajtuar që Drilon Hajrizi të luajë për kampionin e Kosovës, Sigal Prishtinën.

Klubi nga kryeqyteti ka konfirmuar se Plisat kanë lejuar Hajrizin për shkak të krizës që po kalon Prishtina në ligë dhe në garat ndërkombëtare.

“Pas disa veprimeve të pamatura mirë të disa individëve brenda bordit dhe kryesisë tonë, Sigal Prishtina e ka filluar këtë sezon me disa probleme e mbi të gjitha me rezultate jo të mira”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

“Me qëllim që të tejkalohet kjo situatë, ne kemi kërkuar zgjidhje dhe konsiderojmë se e njejta është arritur me mirëkuptimin e qytetarëve dhe tifozëve tane. Ne falënderojmë Plisat që edhe pas gabimeve tona gjeten forcën dhe kurajën të na falin ato dhe për hirë të mbarëvajtjes së këtij kampionati dhe zgjidhjes së lëmshit të krijuar, ofruan zgjidhje duke e lejuar Drilon Hajrizin që të luajë për klubin tonë. Se Prishtina është një familje e madhe dhe se Plisat gjithmonë janë treguar të gatshëm të sakrifikohen për të, e dëshmon edhe kjo gatishmëri e tyre që të ndihmojnë klubin në këto momente jo të mira me të cilat po përballemi”, thuhej më tej.

“Jemi të vetëdijshëm që këtë vendim të vështirë, Plisat e kanë marrë duke u udhëhequr nga dashuria për Klubin, prandaj përgjegjësinë për gabimin dhe situatën e krijuar e ka marrë klubi dhe individët brenda tij”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...