Në “Adem Jashari” s'mund të luhet, shkaku i situatës politike

27 Tetor 2016 - 08:37      

Stadiumi "Adem Jashari" në Mitrovicë, aktualisht është më së afërmi për t'i plotësuar kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Duhen edhe disa investime për t'u bërë stadium i kategorisë së katërt, që është minimumi i kërkuar nga UEFA dhe FIFA. Por edhe nëse bëhet gati, do të shërbejë vetëm për gara në nivelit vendor apo edhe për ndonjë miqësore. Kjo për shkak të ndjeshmërisë politike në këtë qytet.

Ministri i Kulturës, i Rinisë, i Sportit, Kujtim Shala, të mërkurën, para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar se në bazë të një raporti të KFOR-it, nuk ka siguri që Kosova t'i luajë ndeshjet në stadiumin "Adem Jashari". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...