26 Tetor 2016 - 23:40
Pas këtij sulmi ka reaguar kryesia e klubit Kika që ka shpjeguar ngjarjen deri te kërcënimet dhe incidenti i shkaktuar.
“Me të arritur në stadium në ora 13:00 vendasit filluan kërcënimet nga personat zyrtarë, sigurimi privat me fyerjet nga më banalet dhe në kore të organizuara nga tifozët e klubit vendas, të cilët filluan menjëherë pa filluar ndeshja të hidhnin gjësende të forta në fushë: gurë,shishe të mbushura me ujë në drejtim të lojtarëve dhe shikuesve tanë, dhe ku kjo vazhdoj gjatë gjithë ndeshjes ku si pasojë e kësaj ka pasur tifozë të lënduar. Pasi e pamë se si është situata ne si kryesi tubuam lojtarët dhe hymë në zhveshtore, ku iu rekomanduam që primare të jetë shëndeti dhe jo fitorja në atë fushë që më shumë i ngjante një beteje lufte sesa futbollit”, thuhet në reagimin e kryesisë së Kikës.
Në njoftim, Kika thotë se në minutën e shtatë, futbollisti Artan Xhaqkaj është grushtuar nga Taulant Kurteshi i ekipit kundërshtar dhe si pasojë ky futbollist është dashur të kërkojë ndihmën mjekësore.
Kika akuzon edhe ndihmëstrajnerin e Bashkimit, Labinot Haxhiun, për të cilin thotë se i ka sulmuar lojtarët dhe shtabin pas përfundimit të pjesës së parë.
Ky klub vlerëson se pas ndërhyrjeve të ashpra të vendasve në fillim të pjesës së dytë është dashur të ndërpritet loja dhe të ketë ndëshkime me karton të kuq të lojtarëve.
“Ne mezi prisnim fishkëllimën e fundit të gjyqtarit për të përfunduar ndeshjen, duke menduar që e gjithë kjo të përfundojë me kaq, mirëpo ai mllef, fyerje dhe kërcenim nga i gjithë stafi, sigurimi dhe tifozët e klubit të Bashkimit arritën kulminacionin. Pasi lojtarët tanë përshëndeten tifozët me të drejtuar në zhveshtore papritmas sulmohen nga një pjesë e kryesisë (Shefqet Fejzullah Canaj) (ISA HODA) (LABINOT HAXHIU) nga sigurimi privat (ASLLAN HAXHIU) (RAGIP REXHA) dhe nga lojtarët e ekipit vendas, kapiteni Leutrim Arifi dhe portieri Samir Krasniqi, ku më pas hynë të gjithë tifozët e pjesës perëndimore”, thuhet në vazhdim të komunikatës.
Në reagim, Kika ka theksuar se Atdhetar Latifaj, Augent Latifaj, Durim Biqkaj, Adnan Xhaqkaj, Burhan Sermaxhaj, Burim Hyseni, Ilaz Sermaxhaj janë lojtarët që kanë pësuar lëndime.
Klubi Kika thotë se sulmi që iu bë sot ishte i njëjtë me atë që iu bë futbollistëve të kombëtares shqiptar dy vjet më parë në Beograd në përballjen me Serbinë.
“Këto skena të tmerrshme kane ndodhur vetëm ne ndeshjen Serbi-Shqipëri e zhvilluar në Beograd, ku shihen edhe në video ku falë PK-së u evitua më e keqja. Mbesim me shpresë se kjo ngjare do të dënohet nga organet kompetente të FFK ku si dëshmi e kësaj është edhe video ku po transmetohet nga te gjitha mediat”, thuhet në fund të komunikatës.



Në anën tjetër, Bashkimi ka akuzuar klubin e futbollit Kika për demolim të zhveshtoreve.
Në Facebook, ky klub ka postuar disa fotografi, për të cilat thotë se janë marrë nga Policia që ka hapur rastin.
“Pamja nga zhveshtoret e mysafirëve ku shihet se si lojtarët e KF KIKA e kanë demoluar Wc e zhveshtores dhe pamje nga vendi ku ishin tiozët e KF KIKA ku shihet mjete të forta dhe demtimi i shportave të mbeturinave. Këto pamje janë marr nga Policia e Kosovës dhe e kanë hapur si rast”, thuhet në reagim të Bashkimit.


© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...