26 Tetor 2016 - 16:22
Pas vetëm një viti në Stamford Bridge, thuhej se spanjolli do të kthehet te gjiganti spanjoll, por Pedro thotë se nuk ishte kurrë afër një rikthimi të dytë te Barça.
“Kam folur me presidentin e Barcelonës Josep Maria Bartomeu dhe dukej se do të kthehesha në Barcelonë verën e shkuar, por mendoj se bisedimeve iu dha më shumë rëndësi sesa që kishin në realitet. Është e vështirë të kthehem, edhe pse gjithçka të lidh me atë klub. Nëse do të më pyesnit a do të kthehesha, përgjigjja është e qartë, sepse ai është klub i mrekullueshëm ku kam pasur bashkëlojtarë të shkëlqyeshëm dhe fansa që më kanë vlerësuar”, ka thënë 29-vjeçari për “RAC-1”, transmeton koha.net.
“Gjithmonë e kam thënë se do të doja të pensionohem te Barça, por është e vështirë, thuajse e pamundur”, ka shtuar ai.
Të dielën, Pedro shënoi në paraqitjen e 50-të të tij për Chelsean në fitoren 4 me 0 ndaj Manchester Unitedit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...