Johnson në listën e Barcelonës

26 Tetor 2016 - 15:20      

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë me përvojë dhe e sheh Glen Johnsonin e Stoke Cityt si lojtar adekuat për këtë pozitë, raporton Mundo Deportivo.

32-vjeçari që ishte pjesë e West Hamit, Chelseat dhe Liverpoolit, kishte nënshkruar kontratë me Stoken si lojtar i lirë në vitin 2015.

Ai ka kontratë me klubin deri verën e ardhshme dhe është i lirë për të gjetur ekipin e ri gjatë muajit janar.

Johnson nuk është opsioni i vetëm për Barçën. Kampioni spanjoll ka shprehur interesim edhe për Darjo Srnan, Stephan Lichtsteinerin, Pablon Zabaletan dhe Branislav Ivanoviqin.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...