Evra: Jam si vera, sa më e vjetër aq më e mirë

26 Tetor 2016 - 13:38      

Mbrojtësi i Juventusit, Patrice Evra ka thënë se ai është si “vera që bëhet më e mirë me kohë”, duke shtuar se Gianluigi Buffon e meriton një trofe të Ligës së Kampionëve.

Francezi gjithashtu ka folur për rekordin e tij në gara dhe për planet e pensionimit.

“Kam qenë në pesë finale të Ligës së Kampionëve dhe vetëm një e kam fituar – me Manchester Unitedin më 2008”, ka thënë Evra për UEFA.com. “Kam humbur tre finale nga Barcelona. Pa Barcelonën unë do të kisha katër medalje të Ligës së Kampionëve”.

“Isha i befasuar kur dëgjova se Gianluigi Buffon nuk e ka fituar asnjëherë këtë garë. Ai e meriton”, ka shtuar francezi.

“Ndjehem shumë mirë. Kam filluar ta shoh veten si një shishe verë, e dini? Sa më i vjetër që bëhem, aq më i mirë jam. Jam një garues dhe dua të luaj derisa të më mbajnë këmbët. Kur e shoh se ka rënë niveli im, thjesht do të pensionohem”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...