26 Tetor 2016 - 10:32
53-vjeçari ende nuk është adoptuar me jetën në veriperëndim të Anglisë derisa gruaja dhe dy fëmijët e tij po jetojnë në Londër.
Mourinho është duke jetuar në Lowry Hotel, por ka thënë se nuk është i lumtur me jetën në hotel sepse nuk mund të largohet nga objekti pa u fotografuar nga mediat.
“Për mua është katastrofë sepse shpesh dëshiroj të shëtis, por nuk mundem. Dua të kaloj një urë dhe të shkoj në restorant. Nuk mund ta bëj këtë, është shumë e vështirë”, ka thënë Mourinho në një intervistë për Sky Sports.
Portugezi ende nuk ka vendosur nëse dëshiron të blejë një shtëpi apo apartament në Manchester.
“Të blej shtëpi? Nuk e di. Nuk e di”, ka thënë Mourinho. “Vajza ime javën e ardhshme mbush 20 vjet. Djali im do të jetë 17 vjeçar. Ata janë mirë në Londër. Atje kanë universitetin, futbollin dhe shokët”.
“Por ndoshta, nëse gjej një apartament të mirë... jo ato shtëpitë gjigante që mediat thonë se do t’i blej. Nuk do ta blej një të tillë, por nëse gjej apartament të mirë, ndoshta do ta blej”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...