Kosova me shumë shpresa në botërorin e saj të parë

26 Tetor 2016 - 09:38      

Karateistët kosovarë do ta kenë një test të rëndësishëm për të parë nëse janë në rrugën e duhur për të siguruar normë për Lojërat Olimpike "Tokio 2020".

Ata do të paraqiten në kampionatin botëror që nis të mërkurën (sot) në Linz të Austrisë. Është ky botërori i parë për Kosovën dhe i pari pasi karateja është bërë sport olimpik. Inkuadrimi i këtij sporti luftarak në familjen olimpike ka bërë që kampionati që mbahet në Linz të fitojë shumë në peshë, shkruan sot Koha Ditore.

Kosovën në botëror do ta përfaqësojnë Fortesa Orana, Diellza Dragusha, Orges Arifi, Valdrin Rashiti, Elhami Shabani, Alvin Karaqi, Herolind Nishevci, Blodin Pakashtica e Durim Haziri. Pakashtica e Haziri do të paraqiten vetëm në konkurrencë ekipore, ndërsa të tjerët në individuale dhe disa edhe në atë ekipore. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...