26 Tetor 2016 - 00:43
Pas 10 ndeshjeve, kjo skuadër i ka 5 pikë, derisa e ka edhe sulmin më të dobët me dy gola të shënuar dhe mbrojtjen më të dobët me 16 gola të pranuar.
Këtë krizë nuk po mund ta përballojë Emin Bajrami, ish-futbollist e trajner i këtij ekipi.
Ai me 43 vjet mbi supe, këtë të martë, paralajmëroi rikthimin nga pensionimi.
Bajrami premton edhe gola, ndërsa tregon se nuk ka shtuar shumë peshë nga koha kur ishte aktiv.
Këtë paralajmërim të tij, nuk është se e priti më së miri, trajneri aktual i Hajvalisë, Sunaj Keqi, që deklaroi se e kupton Bajramin që dëshiron ta ndihmojë Hajvalinë, porse ai ka nevojë për lojtarë të cilët janë të gatshëm të luajnë menjëherë.
Këtë deklaratë të Keqit, që bëri të revoltohen edhe tifozët, Arushat e Hajvalisë, e kupton edhe Bajrami, porse ai është i bindur se pas përgatitjeve që do t’i kryejë, provat do t’i kalojë pa problem.
Ai kujton edhe një rast tjetër, që thotë se e ka inspiruar po ashtu që ta marrë këtë vendim.
Bajrami sa i përket përgatitjeve tha se ato do t’i kryejë me kujdes, pasi tani i ka 43 vite dhe lehtë mund të vijë edhe deri te lëndimi.
Fillim Guraziun e sheh si konkurentin kryesor për sulm te Hajvalia, ndërsa shton se liga e Kosovës po luhet me tempo shumë të ngadalshme.
Bajrami po ashtu ka edhe një mesazh direkt, për trajnerin aktual të Dritës, Ismet Munishin, i cili thotë se e njeh shumë mirë se çfarë kapacitete ka ai.
Ndërkohë vendimin për t’u kthyer në këtë moshë, Bajrami kujton se nuk është i vetmi që po e bënë, pasi këtë e kanë bërë edhe lojtarë me emër në botë.
Emin Bajrami karrierën prej futbollisti e ka nisur në moshën 11 vjeçare në Rudnik të Kishnicës, për të luajtur më pas për Flamurtarin, Llapin Besianën e klube të ndryshme në rajon, ndërsa në Hajvali e përfundoi karrierën, aty ku tani synon ta rifillojë sërish atë, por tani me 43 vjet mbi supe.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...