Dortmundi i kërkon Realit 80 milionë euro për Aubameyangun

25 Tetor 2016 - 17:34      

Borussia Dortmundi raportohet se e ka njoftuar Real Madridin se nëse dëshiron ta transferojë sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang duhet të paguajë 80 milionë euro.

Aubameyang është lidhur me një kalim në Madrid që një kohë të gjatë, ndërsa raportimet e fundit nga Spanja thonë se “Mbretërit” janë të vendosur që sulmuesin ta transferojnë para sezonit të ardhshëm.

Dortmundi thuhet se ka refuzuar ofertën prej afër 70 milionë eurosh nga Manchester City dhe, sipas “Bild”, deklarata e futbollistit se “ëndërron të luajë për “Los Blancos”” ka shtuar gjasat për një transferim në La Liga.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...