FIFA gjobit Federatën e Spanjës

25 Tetor 2016 - 13:16      

FIFA ka gjobitur Federatën spanjolle të futbollit (RFEF) për shkelje të rregullave në transferimet e lojtarët ndërkombëtarë dhe regjistrimin e të miturve duke lejuar Atleticon dhe Real Madridin të nënshkruajë me lojtarë të mitur nga vendet e tjera.

Reuters raporton se FIFA në janar kishte dënuar klubet nga Madridi me mos drejt transferimi të lojtarëve për dy afate kalimtare për shkak të transferimit të lojtarëve të mitur jo spanjoll, dhe të njëjtin dënim kishte marr Barcelona më 2015, transmeton Koha.net.

Komiteti Disiplinor i FIFA-s të martën vendosi që RFEF duhet të paguajë një gjobë prej 220 mijë franga zvicerane (203 mijë euro) për shkelje të nenit të 19 të rregullores së saj mbi statusin dhe transferimin e lojtarëve, që është i projektuar të mbrojë të miturit.

Federatës së Spanjës gjithashtu i është dhënë gjashtë muaj kohë që të rregullojë sistemin e saj ekzistues mbi këtë çështje, dhe gjithashtu është paralajmëruar dhe ka marr vërejtje nga FIFA.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...