25 Tetor 2016 - 10:43
Goli spektakolar i Manuel Locatellit, që fundosi kampionin, ishte mënyrë perfekte për të nderuar Herbert Kilpinin, pionier anglez që themeloi klubin në vitin 1899 dhe ndërroi jetë më 22 tetor të vitit 1916, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.
Duke shikuar skuadrën që e ka krijuar ai, Kilpin do të kishte ngritur dolli me një gotë uiski për Locatellin. Siç kanë bërë ndoshta tifozët e Milanit pas fitores të së shtunës mbrëma. Mesfushori i ri i qendrës, ka bërë vetëm tri ndeshje si titullar në Serie A, por qysh tash po krahasohet me emra të mëdhenj.
"Loca", siç njihet ndryshe, është rritur në provincën Lecco. Duke luajtur në fushat e vogla për fëmijët që ishin afër kishave (një traditë në Itali), Manuel është zbuluar nga një skaut që po shikonte një ndeshje të lojtarëve deri në moshën tetë vjet dhe kësisoji "Loca" u dërgua në Atalanta.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...