
25 Tetor 2016 - 10:12
Krahqendra Doellman ka luajtur në pesë prej gjashtë ndeshjeve të Kosovës në eliminatoret për "Eurobasket 2017", që u luajtën në ditën e fundit të gushtit dhe gjatë shtatorit, shkruan sot Koha Ditore. Doellman ishte më i miri te Kosova dhe po vazhdon me formë të mirë edhe te skuadra e tij, ajo spanjolle Barcelona.
31-vjeçari i gjatë 208 centimetra ka pësuar një lëndim së fundi dhe për këtë arsye pritet të mungojë të mërkurën në ndeshjen që Barcelona e luan në Beograd ndaj Cërvena Zvezdës në kuadër të Euroligës, nivelit më të lartë të garave evropiane të klubeve në basketboll.
Kështu tifozët e Zvezdës nuk do të kenë rastin të fyejnë Doellmanin për faktin që ky lojtar i njohur në Evropë vendosi për Kosovën. Se janë pritur fyerje ndaj Doellmanit kanë shkruar të hënën mediat serbe, derisa kanë përcjellë lajmin për mungesën e amerikanit.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...